Lulzim Basha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike, pas fitores në zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme. Ai mori 32.882 vota, ndjekur më pas nga Agron Shehaj me 6338 vota.

Së fundmi, Basha ka reaguar për herë parë pas fitores duke falenderuar të gjithë mbështetasit e tij.
"Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Së bashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë", ka shkruar ai në një postim në Facebook.

