Nga Shqipëria / E Hënë 14 Qershor 2021, 17:05

E fundit/ Asnjë viktimë dhe vetëm 2 raste të reja me Koronavirus në vend

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,618 testime dhe janë konfirmuar 2 raste  me Koronavirus. Po gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat.

Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. 

Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.