Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,618 testime dhe janë konfirmuar 2 raste me Koronavirus. Po gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat.
Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.
