Nga Shqipëria / E Hënë 14 Qershor 2021, 16:04

Dita e parë e xhirimeve: Seriali ‘H.O.T’ sapo e bëri më të nxehtë Qershorin

Duke filluar nga vjeshta në ekran do të transmetohet seriali i parë dhe i shumëpritur i Ermal Mamaqit, i titulluar “H.O.T” (Humans of Tirana). Seriali ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

Sot është dita e parë e xhirimeve dhe lajmin e ka bërë të ditur Amarda Toska, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo i ka uruar suksese partnerit të saj, Ermalit.

“H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun, si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja. Të gjithë së bashku do i shohim në ekran në muajin Shtator. 

Seriali tregon historinë e disa të rinjve, të cilët duke ndjekur ëndrrat e tyre bëjnë disa gabime dhe përballen me sfida, nga të cilat mësojnë dhe rriten.