Christian Eriksen u rrëzua në fushë dhe rrezikoi jetën gjatë ndeshjes mes Finlandës dhe Danimarkës për Euro 2020. Sipas raportimeve futbollisti përjetoi një arrest kardiak, por fatmirësisht arriti të merrte në kohë ndihmën mjekësore.

Agjenti i futbollistit, Martin Schoots, ka deklaruar se Eriksen është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka folur për herë të parë pas ngjarjes.
“Faleminderit. Nuk do dorëzohem, ndihem më mirë tani, por dua të kuptoj se çfarë ndodhi. Dua t’ju falenderoj për gjithçka bëtë për mua”, është shprehur futbollisti për “Gazzetta dello Sport”.

