Nga Shqipëria / E Hënë 14 Qershor 2021, 10:10

PD shpall sot fituesin, ja kush kryeson me vota

Partia Demokratike këtë të hënë do të shpallë rezultatin përfundimtar për fituesin e zgjedhjeve të kreut të Partisë Demokratike. Nga rezultatet e deritanishme, Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë pasi të dhënat paraprake nga selia blu tregojnë një fitore të Bashës me rreth 81% të votave.

I dytë pas Bashës është renditur Agron Shehaj, me 14.8 përqind të votave, duke lënë pas me 2.4 përqind Edit Harxhi dhe me 1.8 përqind Fatbardh Kadillin.

Në garën për kreun e ri të PD morën pjesë pak më shumë se 41 mijë demokratë nga mbi 75 mijë të regjistruar si anëtarë të kësaj partie.

Burimi: abcnews