Nga Shqipëria / E Hënë 14 Qershor 2021, 08:08

Në fshehtësi të plotë, martohet këngëtarja shqiptare

Një nga artistet që ka arritur të marrë vëmendje të madhe ndër vite e që solli një frymë të re muzikore, Fjolla Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë. Lajmi është zbuluar nga disa postime në Facebook, ku mikeshat e saj e kanë uruar publikisht. 

“Për t’ia uruar martesën shoqes sonë Fjolla Krasniqi, kemi shumë për të thënë”, shkruan mikesha e saj krah fotos ku këngëtarja shfaqet me fustan të bardhë.

Fjolla iu rikthye sërish muzikës rreth gjashtë muaj më parë, përmes baladës “Gënjeshtra”.