Një vit më parë video e dy shqiptarëve në Itali të cilët filmonin lagjen, por një qytetar italian mendoi se ata po shikonin shtëpitë për t’i vjedhur, bëri xhiron e rrjetit. Njëri prej tyre thotë se nuk kishte asnjë shqetësim të tillë, dhe përdor termin “shëtito” për të treguar se thjesht po shëtisnin dhe po filmojnë rrugët. Por nga termi “shëtito”, ky shqiptar u bë hit në rrjetet sociale. Ai është Besmir Balla, i cili sot ishte në studion e “Ka një mesazh për ty” në emisionin E Diela Shqiptare në Tv Klan.

Besmiri kishte ardhur në emision pasi pas 10 vitesh martesë, bashkëshortja ka bërë një kërkesë për divorc, pas 1 viti e gjysmë që është larguar nga shtëpia dhe u shpërngul te familja e saj. Shkaku i kërkesës ishin problemet financiare dhe ekonomike midis tyre, por Besmiri mendon se çdo gjë mund të kapërcehet dhe ai është i gatshëm të punojë për të mos i munguar asgjë familjes së tij.
Gazetarja e emisionit i përcolli bashkëshortes së Besmirit mesazhin e tij, por ajo refuzoi që ta falte dhe të rikthehej me të.
Ajo tha se do të vijonte me procedurat e divorcit, ndërsa nuk do ta pengonte Besmirin që të takonte dy fëmijët sa herë që të donte.
