Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se edhe gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë për shkak të koronavirusit në vendin tonë.
Ndërkohë njoftohet se nga 2224 testime të dyshuar për covid, vetëm 10 raste kanë dalë pozitiv me covid-19. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.
Kështu numri i të infektuarve me covid-19 që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë ka shkuar në 132 459 persona. Ndërsa numri i vdekjeve në total ka shkuar në 2453 persona.
Sa u përket të shtruarve në spitale, ministria e Shëndetësisë njofton se janë 20 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin janë 164 persona aktivë me covid-19.
