Nga Shqipëria / E Diel 13 Qershor 2021, 17:05

Klaudia Pepa çmend italianët, pjesë e videoklipit të artistit të njohur

Klaudia Pepa vazhdon të korrë sukses në shtetin italian. Pasi u shfaq në videoklipin e Fabrizio Moros, në këngën “Voglio stare con te", tani Klaudia po çmend italianët duke u shfaqur komplet ndryshe në videoklipin e artistit Aka7even.

"Loca" mban titullin kënga që brenda dy ditësh ka arritur 1 milion shikime. 

Videoklipi paraqet një atmosferë festive, tipike për ditët e nxehta të verës dhe protagonistja kryesore është Klaudia Pepa. Balerina shqiptare shfaqet si gjithmonë në super formë duke i lënë gojëhapur të gjithë dhe mediat italiane i kanë kushtuar nga një artikull special pjesëmarrjes së saj në videoklip.