Erion Isai dhe Ajlin Petrela ishin të ftuar në rubrikën “Gjysma ime”, në emisionin “E Diela Shqiptare”. Ata rrëfyen të pathënat nga historia e tyre 11 vjeçare e dashurisë.

Erioni dhe partnerja thanë se ata zihen çdo ditë, por në fund arrijnë në një kompromis. Sipas këtij kompromisi, në familjen e tyre bëhet ashtu siç do Ajlini.

“Zihemi gjithmonë. Nuk ka ditë që ne nuk zihemi. Mark Twain ka një shprehje shumë të bukur që thotë “Në familjen tonë kur unë dua të bëj një gjë dhe gruaja ime do të bëjë një gjë tjetër dhe bëhet ajo që do gruaja, këtë ne në familje quajmë kompromis”. Edhe ne në familjen tonë këtë quajmë kompromis, kur bëjmë atë që do Ina”, tha Erioni.

Erion dhe Ajlin janë prindër të 2 vajzave, Ajër dhe E’dua.
View this post on Instagram


