Sot në emisionin “E Diell”, në rubrikën “Trotuar” u trajtua tema “Pushimet single apo çift?”.

Modelja Erjola Doçi tregoi historinë e saj. Ajo rrëfeu se verën e shkuar ish i dashuri e mbante mbyllur dhe nuk e linte të dilte.

“Varet nga personi. Jam shumë e lumtur që do jem single këtë verë se verën që shkoi gjithë kushërirat e mia, shoqet që kisha marrë dilnin bënin qejf, unë te Priveja e mbyllur, nuk dukesha fare”, tha ajo.
