Nga Shqipëria / E Diel 13 Qershor 2021, 12:12

‘I qëndroj deklaratës për rikthimin si lider’, Berisha voton për kreun e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur votën e tij për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kandidatët janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas votimit, duke u shprehur se ky proces do t’i bashkojë akoma më shumë demokratët.

“Të marrim pjesë sa më në këtë proces votimi…Besoj se kjo nuk do të nxjerrë të ndarë, do ta nxjerrë të bashkuar. Kandidatët i kanë shprehur pikëpamjet e tyre që është krejtësisht normale, janë zotuar që do të vazhdojnë (pavarësisht nga rezultati) përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin", ka thënë ai.

I pyetur nga gazetarët nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD-së, Berisha ka theksuar se po. “Unë jam konsistent në deklaratat e mia”, është shprehur ai.