Nga Shqipëria / E Diel 13 Qershor 2021, 11:11

Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, voton Basha: Do ta çojmë betejën deri në fund

Këtë të dielë zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Lulzim Basha rikandidon për një mandat tjetër, ndërkohë që në garë janë dhe Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

Basha ka hedhur votën e tij në selinë qëndrore në Tiranë. Sakaq, ai ka dhënë dhe një deklaratë për mediat.

“Dua të falënderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë këtij procesi unik. Dua të falënderoj të gjithë demokratët anembanë Shqipërisë dhe të gjithë ata që janë kujdestarë të procesit. Në këtë proces unik, të vlerave tona, të procesit të zgjedhjes me një anëtar, një votë të kryetarit të PD-së.

Këto janë vlerat tona të demokracisë, të shprehjes së lirë dhe të debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe me këto vlera do ta çojmë deri në fund betejën për rrëzimin e regjimit Rama –Doshi”, është shprehur Basha.