Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar për largimin e Gramoz Ruçit nga politika. Me anë të një statusi në rrjete sociale ai i ka shprehur mirënjohjen që i ka hapur derën që në moshën 20-vjeçare.
"Te jam mirenjohes Gramoz Ruci!
Per gjithcka ne keto 30 vite;
Per gjithcka ne 28 vitet e mia brenda tyre;
Per deren e hapur qe 20 vjec,
kujdesin, keshillen, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mesuar;
Mbeshtetjen vecanerisht ne ditet e erreta e te veshtira te 1996, 1997 e me tek,
per tu rritur e bere njeri mbi te gjitha, socialist e fitues!
Nuk do te jete kurre njesoj pa ty ne paqe e beteje!", ka shkruar ai.
Kujtojmë se Ruçi dha sot dorëheqjen gjatë Kongresit të Partisë Socialiste.
