Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Qershor 2021, 22:10

Rama: Në vjeshtë fillon Këshillimi Kombëtar, populli do të dëgjohet çdo vit

Ditën e sotme është mbajtur Kongresi i 30 vjetorit të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në vjeshtë do të ngrihet Këshillimi Kombëtar.

Qytetarët do të pyeten për çështjet me rëndësi në Shqipëri. Rama bëri të ditur se këtë vjeshtë do të zhvillohet këshillimi i parë.

“Në mandatin e tretë do ta çojmë përpara me një vetëdije të re, duke filluar nga komunikimi publik. marrëdhëniet me rivalët politkë, por duke mos e harruar për asnjë çast marrëdhënien me publikun në punën e përditshme. Dua që mandati i tretë të shënojë një hapje të re, duke i përfshirë në vendimmarrje të rëndësishëm, përmes Këshillit Kombëtar. Dua që populli të mos dëgjohet vetëm 1 herë në 4 vite, por 1 herë në vit. Çështjet me interesit të veçantë kombëtar, ne do i ndajmë me popullin dhe do këshillohemi me të gjithë qytetarët që do të duan të shprehen përmes këshillimit kombëtar. Këshillimi Kombëtar është një institucion dhe të gjithë ata që duan të përfshihen, me shkrim të na thonë po apo jo për ato që ne shtrojmë si alternativë në adresimin e çështjeve të veçanta. Këtë vjeshtë do të zhvillojmë këshillimin e pare”, u shpreh Rama.