Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Qershor 2021, 22:10

Bëri aksident në gjendje të dehur, Aleksandër Gjoka flet pas arrestimit nga policia

Para pak kohësh këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka u arrestua nga policia pasi u përfshi në një aksident dhe u transportua në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra. Gjoka rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nisur nga kjo, gjykata vendosi për të arrest shtëpie.

Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Soiree” në “ABC News”, ku u pyet nga moderatorja Jonida Shehu se si po e kalon arrestin e shtëpisë.

Gjoka tha se po e shijon, ndonëse e ka marrë malli për skenën.

"Këtu kam hapësirë. Nuk krahasohet ky arresti im në demokraci në krahasim me kohën e diktaturës. Jo, jo është si nata me ditën. Unë po e shijoj arrestin këtu shumë bukur nën rrezet e diellit përvëlonjës. Jam mirë. Ndoshta më mungon skena", u shpreh ai.