Një ngjarje e rëndë ndodhi sot gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë, në Kampionatin Europian. Lojtari danez, Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë, duke i tmerruar të gjithë.

Mjekët ndërhynë menjëherë, duke i bërë masazh kardiak. Ndeshja Danimarkë-Finlandë u pezullua dhe së fundmi UEFA ka dhënë informacion për gjendjen shëndetësore të futbollistit.
Në një status zyrtar në Twitter, UEFA ka lajmëruar se Eriksen është transferuar në spital dhe se gjendja e tij është stabilizuar.

