Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Qershor 2021, 20:08

Gramoz Ruçi dha dorëheqjen, ja kush e merr mandatin e deputetit në qarkun e Fierit

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dha dorëheqjen nga politika, sot në 30 vjetorin e Partisë Socialiste. (Lexo këtu)

Ai tha se nuk do ta pranojë mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjen e 25 Prillit. Mandati do t’i kalojë Mirela Pitushit, e cila ka arritur të sigurojë më shumë vota nga kandidatët e tjerë.

Mirela renditej e 11-a në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit. Kujtojmë se PS mori 9 mandate në këtë qark.