Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Qershor 2021, 20:08

Kampionati Europian/ Futbollisti bie pa ndjenja, mjekët i bëjnë masazh kardiak për ta kthyer në jet?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë, në Kampionatin Europian. Lojtari danez, Christian Eriksen ka rënë pa ndjenja në fushë, duke i tmerruar të gjithë.

Në fushë kanë shkuar menjëherë mjekët, të cilët i kanë bërë masazh kardiak për ta rikthyer në jetë.

Ndeshja Danimarkë-Finlandë është pezulluar. Tifozët dhe lojtarët e tjerë janë parë në ankth dhe me lot në sy.

Burimi: "Newsbomb"