Një 33-vjeçare e quajtur Dayane Cristina Rodriguez Machado, nga San Gancalo, Brazil, është arrestuar nga policia, pas vrasjes së të shoqit, Andre. Policët janë thirrur në shtëpinë e çiftit në lagjes “Santa Catarina” dhe kanë gjetur trupin e pajetë, të zhveshur dhe të gjymtuar të viktimës.

Sipas oficerëve, gruaja e tij i kishte prerë organin gjenital dhe e kishte skuqur me vaj soje në një tigan. 33-vjeçarja është arrestuar dhe akuzuar për vrasje dhe përdhosje kufomash. Avokatja e saj, Carla Policarpo ka deklaruar se Andre e kishte kërcënuar dhe ajo e kishte vrarë për vetëmbrojtje.

“Ai nuk e pranoi fundin e marrëdhënies dhe tha se nëse ajo nuk mund të ishte me të, nuk mund të ishte me askënd tjetër”, është shprehur avokatja.
Ndërkohë, motra e të ndjerit Andre, Adriana Santos ka thënë për mediat se 33-vjeçarja i ka vrarë vëllain në shenjë hakmarrje, pasi ai e kishte tradhtuar. Çifti kishin 10 vite bashkë dhe dy fëmijë, një djalë 8 vjeç dhe një vajzë 5 vjeçe.
Burimi: "The Sun"

