Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Qershor 2021, 17:05

E fundit/ 6 vetëm në Tiranë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan gjithsej

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,916 testime dhe janë konfirmuar 12 raste  me Koronavirus. Po gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.