Maturantët dolën sot për të protestuar për vështirësitë e testit të matematikës. Fillimisht ata protestuan në rrugën e Durrësit përballë ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën para zyrave të QSHA.

Përfaqësuesja e QSHA deklaroi për mediat se testi nuk kishte asnjë pyetje jashtë programit. Ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi ka kërkuar rishikim dhe në rast se testi rezulton mbi nivelin e parashikuar do të ketë një rishikim të vlerësimit.

LSA ka shkrepur disa foto gjatë protestës ku bien në sy disa prej pankartave që maturantët mbanin në duar. “Ju i keni dhënë mësim Sindit znj.ministre?”, ishte një nga pankartat që ironizonte pyetjen e famshme një testin e Matematikës.








