Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Qershor 2021, 14:02

Evis Kushi reagon pas protestës së maturantëve: Nëse testi e kalon nivelin, do rishikojmë vlerësimin

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas daljes së maturantëve në protestë në lidhje me tezën e matematikës. Ministrja shkruan se po vlerësohet niveli i vështirësisë së çdo pyetje në test dhe në rast se rezulton mbi nivelin e parashikuar, do rishikohet shpërndarja e pikëve në test dhe mënyra e vlerësimit.

"Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!"