Roza Lati i ka kërkuar falje publike Bieta Sulos pas statusit që publikoi dje ku shprehej e indinjuar lidhur me intervistën e saj në "Ftesë në 5". Roza tha se u ndje e ofenduar dhe tregoi se video e saj nga emisioni është fshirë.
Sot moderatorja shkruan se u rrëmbye nga emocionet dhe se nuk ka asgjë personale me Bietën.

"Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese Bieta Sulo qe more mbrapsht kete shpulle te ftohte nga te gjithe ne. Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta... Asgje personale. Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu. Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! Se Roza neser ka ditelindjen!! E s'duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urrejtje dhe mllef! Ne jemi me te medhenje se kaq...... apo jo zemrat e mia? Foto e pa-publikuar me pare nga projekti "BILLIONAIRE" Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes "BILLIONAIRE", shkruan Roza.

Gjithçka nisi kur Bieta e pyeti Rozën nëse donte t'i binte në sy dikujt me setin e fundit fotografik dhe në vazhdim kur Roza e pyeti Bietën nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar moderatorja i tha: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit".
Më pas Roza publikoi një status ku shkruante: "Unë nuk e kuptoj të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendojë…
Dhe nderkohe me fshini videon? Kam 1001 mesazhe nga njerëzit që reagojnë si mundet në një emision televiziv të të fyejë tjetra në shtëpinë e vetë ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk përtoj t'i nxjerr të gjitha mesazhet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”.

