Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Qershor 2021, 11:11

Futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë, dalin fotot nga fejesa

Futbollisti i ekipit të Austrisë së Vienës, Agim Zeka, 22 vjeç është fejuar. Lajmin e ka dhënë vetë Zeka përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale.

Futbollisti është fejuar me bukuroshen Arbnore Peci, me të cilën lidhjen e kishte bërë publike prej kohësh.

“Dashuria ime”, shkruan Zeka për Arbnoren në Instagram.

Zeka, që ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë nga U-17 deri tek U-21, në janar nënshkroi me klubin e njohur Austri Vjena. Ai kaloi në Austri nga klubi belg Royal Excel Mouscron, ku ishte në huazim nga Lille.