Pak ditë më parë Atdheu konfirmoi ndarjen nga Sara me një postim në Instastory ku shkruante se ai dhe Sara nuk janë më bashkë dhe fliste për dikë të cilin dikur e quante vëlla e sipas tij ia ka punuar pas shpine.

Menjëherë u kuptua se bëhej fjalë për Andin pasi ky i fundit u pa në shoqërinë e Sarës, pas ndarjes së saj nga Atdheu.
Pas prishjes së miqësisë së tyre, Atdheu nuk ka ndërmend t’i ndalë ironitë ndaj Andi Artanit dhe e ka thumbuar. Ish-konkurrenti ka publikuar një foto krah Melisës dhe Andi Shehit duke thënë se Andit nuk i shkon ky emër.
“Ndërkohë që po mendojmë t’i ndryshojmë emrin Andit se nuk i shkon ky emër për ca njeriu flori është!”, shkruan Atdheu.

