Djali i Yllka Mujos, Amos Zaharia po përflitet sot se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me këngëtaren Gigliola Haveriku dhe shkak janë bërë veprimet e tyre të fundit.

Amos dhe Gigliola kanë fshirë fotot së bashku nga rrjetet sociale dhe nuk ndiqen më në Instagram.

Dikur ata shfaqeshin kudo bashkë dhe lidhja e tyre ishte aq serioze, sa Gigliola ishte e pranishme edhe në martesën e motrës së Amosit, Elias me Princ Lekën.

