
Një grua me origjinë shqiptare së bashku me djalin e saj janë rrëmbyer të enjten në mëngjes në Meckenheim të Gjermanisë dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.
Nasibe K. 34-vjeçe dhe djali i saj 3 vjeç Ben ishin duke pritur autobusin në stacionin përpara shtëpisë, kur përpara tyre ndaloi një makinë tip “Audi” e bardhë dhe dy persona dalin me shpejtësi duke i tërhequr dhe futur me dhunë brenda, treguan dëshmitarët.
Gazeta gjermane “Bild” shkruan se dyshimet e autoriteteve kanë qenë mbi burrin nga i cili ishin larguar njëherë nga shtëpia pas debateve. Policia e shoqëroi shqiptarin, por sot e la të lirë.