Nga Shqipëria / E Premte 11 Qershor 2021, 20:08

'Të të ftojë tjetra dhe të të ofendojë', ç'ndodhi mes Roza Latit dhe Bieta Sulos

Roza Lati është shprehur e indinjuar përmes një postimi në Instagram, lidhur me intervistën e saj të djeshme në "Ftesë në 5". Roza shprehet se është ndjerë e ofenduar dhe tregon se video e saj nga emisioni është fshirë.

"Unë nuk e kuptoj të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendojë…
Dhe nderkohe me fshini videon? Kam 1001 mesazhe nga njerëzit që reagojnë si mundet në një emision televiziv të të fyejë tjetra në shtëpinë e vetë ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk përtoj t'i nxjerr të gjitha mesazhet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza. 

Gjithçka nisi kur Bieta e pyeti Rozën nëse donte t'i binte në sy dikujt me setin e fundit fotografik.

"T'i bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj", i tha Roza.

Në vazhdim kur Roza e pyeti Bietën nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar moderatorja i tha: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit".