Nga Shqipëria / E Premte 11 Qershor 2021, 20:08

'Mendje maskiliste dhe perverse', Arjan Konomi i kthehet ashpër Armandos

Armando ka pasur një përballje të fortë edhe me opinionistin Arjan Konomi në puntatën e sotme të "Përputhen +40". Konkurrenti ka ironizuar se është një oqean i thellë dhe varka e tij është shumë  e vogël ndërsa opinionisti iiu kthye duke i thënë se është person i vetëm që ka parë me një mendje kaq maskiliste dhe perverse deri tani.

Armando: Unë jam një oqean i thellë dhe varka jote është shumë  e vogël.

Arjan Konomi: Kam dalë në përfundim se ti ke mendje maskiliste dhe perverse.

Arjan Konomi: Ti e mban veten një gjeni që lundron në oqean dhe thua që je i barabartë.

Armando: Të sfidoj në diturinë me mua.

Arjan Konomi: S’je ai që i ofron femrës, nuk je ti protektori i femrës.

Armando: Më shastise Arjan, s’po të kuptoj.

Arjan Konomi: Po ta kuptoje nuk do thoje proçka aty.

Armando: Ti po më sulmon por nuk dua të të kthehem.