
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Orinda Huta së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Orinda dhe Turi do të bëhen me një vajzë e mezi po presin ta marrin në krahë vogëlushen.
Gjatë kësaj kohe Orinda nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur, por edhe detaje mbi shtatzëninë, siç është nepsi.
Sot moderatorja ka zbuluar se molla jeshile ka qene fruti i 9 muajve të fundit.
“Kur je me vrap… Molla jeshile, fruti i 9 muajve. Se kisha ditur që e paskam dash kaq fort”, shkruan Orinda.