Nga Shqipëria / E Premte 11 Qershor 2021, 15:03

Po bënte manovër kthimi, fugoni përplas për vdekje qytetarin në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një lulishte në Tiranë. Një fugon me drejtues shtetasin R.O, 29 vjeç, ka përplasur për vdekje një 80 vjeçar, duke bërë një manovër kthimi pas.

“Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar policia.