Nga Shqipëria / E Premte 11 Qershor 2021, 14:02

Ola dhe Jasmina i japin sërish fund miqësisë, detaji që i nxorri zbuluar

Ola dhe Jasmina u pajtuan pak kohë më parë në emisionin “Përputhen”. Pas dy vitesh që nuk flisnin, dy vajzat thanë se kishin bërë paqe.

Atë periudhë Ola dhe Jasmina u panë kudo në shoqërinë e njëra-tjetrës, madje dhe për pushime. Mirëpo, nuk dihet çfarë ka ndodhur mes tyre, pasi duket se dy vajzat e kanë prishur sërish miqësinë.

Jasmina dhe Ola nuk ndiqen më në rrjete sociale, si dhe nuk janë parë askund në shoqërinë e njëra-tjetrës. Vallë çfarë ka ndodhur këtë herë?