Nga Shqipëria / E Premte 11 Qershor 2021, 12:12

Mbërrijnë 25 mijë doza Sputnik, ulet fasha e vaksinimit në vend

Ministrja Manastirliu ka njoftuar se kanë mbërritur 25 mijë vaksina Sputnik, duke e çuar në mbi 936 mijë sasinë e vaksinave të ardhura në vend.

"Instituti i Shëndetit Publik - Sapo kanë mbërritur edhe 25 MIJË doza të vaksinës Sputnik, duke çuar në mbi 936 MIJË sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vend. Qytetarët të kontaktojnë me mjekun e familjes apo të aplikojnë në e-Albania për të rezervuar ditën e vaksinës sipas fashës së vaksinimit dhe grupmoshës", ka shkruar ajo, teksa ka bërë të ditur se nga sot do të ulet fasha e vaksinimit duke filluar nga +59 vjeç, +58 vjeç, +57 vjeç.