Nga Shqipëria / E Premte 11 Qershor 2021, 11:11

Kanë muaj së bashku, zbulohen detaje të reja nga lidhja e Kanye West dhe Irina Shayk

Me datë 19 Shkurt të këtij viti, Kim Kardashian dhe Kanye West vendosën të ndahen, duke ndarë kujdestarinë e katër fëmijëve.

Pas ndarjes, mediat e huaja raportuan se Kanye ka nisur një lidhje të re me modelen Irina Shayk. Vetëm pak ditë më parë dyshja u kapën mat në Francë për ditëlindjen e reperit. 

Burime pranë çiftit të ri kanë treguar për “TMZ” se ata kanë disa muaj bashkë. Kanye dhe Irina kanë filluar të dalin me njëri-tjetrin që në fillim të Marsit.

Dyshja njihen që në vitin 2010, kur Irina u shfaq në videoklipin e këngës së Kanye, të titulluar “Power”.