Nga Shqipëria / E Premte 11 Qershor 2021, 09:09

Kim Kardashian hap zemrën, zbulon arsyen e ndarjes nga Kanye West: Kur bëra 40 vjeç kuptova...

Në episodin final të reality show-t “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ka treguar arsyen e vërtetë të ndarjes nga Kanye West.

Duke folur me të ëmën, ajo ka rrëfyer se martesa e saj nuk ishte e lumtur. Kim është shprehur se shkaku kryesor i divorcit është bërë distanca.

“Unë dua lumturi absolute. Asnjëherë nuk kam menduar se isha e vetmuar. Gjithmonë kam menduar se isha shumë mirë me fëmijët e mi dhe bashkëshortin tim që lëvizte nga një vend në tjetrin dhe që isha në atë rrugëtim me të. Isha shumë në rregull me këtë gjë, por pasi bëra 40 vjeçe kuptova se jo. Nuk e dua një bashkëshort që jeton në një shtet komplet tjetër. Mendova ‘kështu shkojmë më mirë’, por më vonë kjo ishte e trishtueshme për mua. Dhe kjo nuk është ajo që dua. Unë dua dikë që të kemi të njëjtat mendime. Unë dua dikë që do të punojë me mua. Janë gjërat e vogla. Unë kam gjithë gjërat e mëdha. Kam gjithë ekstavagancën, çdo gjë që mund të kërkosh. Dhe jam shumë mirënjohëse për gjithë ato eksperienca, por mendoj se jam gati për eksperiencat e vogla, që mendoj se do të thonë shumë", ka treguar Kim.