Nga Shqipëria / E Enjte 10 Qershor 2021, 22:10

‘Moj drita ime’, Elvana Gjata surprizon të ëmën për ditëlindje

E ëma e këngëtares Elvana Gjata ka festuar sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, ajo nuk ia ka kursyer një urim shumë të ëmbël publik.

Elvana ka publikuar në rrjete sociale një foto të mamasë, me një buqetë të madhe me lule në duar.

“Moj Donika, moj drita ime, gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Kujtojmë se Elvana do të publikojë sot në orën 23:59 këngën e saj më të re, të titulluar “Lori”.