Nga Shqipëria / E Enjte 10 Qershor 2021, 22:10

‘A duhet të jetë i virgjër?’, Sindi tregon si e kërkon partnerin

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sindi ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”. Gjatë intervistës me moderatorin Ermal Peçi, ajo u pyet nëse do donte që partneri i saj të ishte i virgjër.

“Kjo nuk do ishte mirë”, u përgjigj Sindi, teksa shtoi se do donte që partneri i saj të jetë person publik.

Ish-konkurrentja u ndal dhe të hyrja e saj në “Përputhen”. Ajo tha se nuk e tregoi virgjërinë për vëmendje mediatike, por sepse përfaqësuesit e produksionit e pyetën dhe ajo u përgjigj sinqerisht.