Nga Shqipëria / E Enjte 10 Qershor 2021, 20:08

Këngëtarët e ‘Përputhen’, Sindi thumbon publikisht Mevlanin, Anën dhe Melisën

Ish-konkurrentja e “Përputhen” Sindi Loci ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”. Gjatë intervistës me moderatorin Ermal Peçi ajo thumboi konkurrentët e “Përputhen” që janë futur në muzikë.

“Muzika është një profesion shumë I vështirë dhe ti nuk mund të zgjohesh një ditë dhe të thuash unë jam këngëtare. Jam shumë e sigurt që këta personazhe nëse nuk do kishin qenë në Përputhen nuk do kishin marë asnjë mijë klikime”, tha Sindi.

E pyetur se kujt do t’i kërkonte të mos këndonte më, Anës, Mevlanit apo Melisës, ajo u shpreh: Të treve. Nëse ju vërtetë mendoni se jeni këngëtarë të mirëfilltë dhe nëse vërtetë mendoni se keni talent, ju lutem punoni për këtë talentin tuaj të supozuar dhe pastaj konsiderojeni veten këngëtarë.