Nga Shqipëria / E Enjte 10 Qershor 2021, 18:06

Almeda ka dy fjalë pas lindjes dhe merr dhuratën e parë për Alinën

Dy ditë më parë Almeda dhe Tolga u bënë prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë Alinës. Çifti ka preferuar ta ruajnë identitetin e vogëlushes duke mos postuar foto të saj, megjithatë Almeda i ka falenderuar të gjithë për urimet me një postim në Instastory.

"Faleminderit të gjithë miqve të mi dhe ndjekësve në rrjete sociale për urimet e tyre të përzemërta. Dashuri dhe respekte për ju, ju duam", shkruan Almeda.

Në postimin e rradhës ajo tregon edhe dhuratën e parë që ka marrë pas lindjes. Një kuti me ëmbëlsira nga miqtë e saj të cilët i urojnë që Alina të rritet e shëndetshme dhe e lumtur.