Nga Shqipëria / E Enjte 10 Qershor 2021, 17:05

E fundit/ 5 vetëm në Tiranë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan gjithsej

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,648 testime dhe janë konfirmuar 11 raste  me Koronavirus. Po gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë.