Nga Shqipëria / E Enjte 10 Qershor 2021, 15:03

Rudina Hajdari kthehet në SHBA, fotografohet me të shoqin dhe vajzën

Rudina Hajdari mungoi dje në Kuvend në seancën plenare të thirrur për të votuar raportin hetimor dhe shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pasi prej disa javësh ajo është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në SHBA.

Hajdari është vendosur pranë të shoqit, me të cilin ka postuar disa foto në rrjete sociale. 

Në një prej fotove shfaqet bija bashkë me babanë e saj dhe një tjetër foto ku çifti shfaqet mes disa miqve.