Nga Shqipëria / E Enjte 10 Qershor 2021, 12:12

Kur veprat flasin më shumë se fjalët, Sara Hoxha ndan momentin e veçantë me të atin

Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha ka publikuar sot një foto të veçantë në Instagram, një foto bardh e zi që e ka çuar pas në kujtime. Në të shfaqet me të atin Dritan Hoxha, vite më parë, duke treguar se i mungon shumë, pa pasur nevojë për fjalë të tepërta.

Në një intervistë për revistawho pak kohë më parë, Sara ka treguar se babain e ka pasur gjithmonë pranë, qoftë edhe me mesazhet që i dërgonte teksa kujtonte edhe momentet kur bashkë me Lorin nuk i zinte gjumi derisa i ati të kthehej në shtëpi.

"Ai nuk ishte nga baballarët që vinte duartrokiste për ty tek shfaqja e shkollës. Po për mua kjo nuk do të thoshte gjë. Ai ishte tërë kohës aty, edhe kur nuk ishte, merrte çdo ditë në telefon, dërgonte mesazhe. Unë me Lorin flinim në një dhomë bashkë. Redia ka qenë pak më e vogël dhe flinte me gjyshen. Megjithatë ne nuk flinim, bënim sikur, derisa ai të vinte dhe të na puthte. Dhe pastaj shkonte në dhomë, ndizte televizorin dhe aty ne ndiheshim të sigurta. Ishte i rreptë kur duhej. Pra, jo një baba që të bërtet, një baba që të dënon. Për ne ai ishte idhull dhe çdo gjë që thoshte ishte ligj. Nëse bënim diçka që e mërziste, fakti që e kishim zhgënjyer ishte shumë", ka treguar Sara.