Nga Shqipëria / E Enjte 10 Qershor 2021, 11:11

Debati i LGBT për fjalën 'nënë'/ Reagon dhe Dojna Mema: Degjenerimi i shoqërisë nuk vjen nga dashuria

Propozimi i komunitetit LGBTQI që fjala nënë të zëvendësohet me “prindi që të lind” ka bërë që të nisë një debat i madh. Së fundmi pati një debat në lidhje me këtë temë edhe mes gazetares Blerta Tafani dhe aktivistes së komunitetit LGBTQI, Xheni Karaj. Tafani tha se jeta merr fund me një familje homoseksuale. Karaj u shpreh e ofenduar nga fjalët e saj dhe e konsideroi këtë deklaratë si një injorancë të madhe.

Për këtë debat ka reaguar dhe moderatorja Dojna Mema, e cila i ka dalë në mbrojtje komunitetit LGBTQ.

“Nuk mund ta besoj që kjo bisedë bëhet në televizion në vitin 2021. Së pari, fëmija nuk bën familjen. Pra, familja nuk quhet e tillë vetëm se ka fëmijë në mes. Së dyti, po gratë që nuk riprodhohen dot  ose nuk duan, janë gjithashtu shkatërrim i kësaj shoqërie se nuk shtojnë numrin e humanëve në rang botëror?! Zonjë, degjenerimi i shoqërisë nuk vjen kurrë nga dashuria, por nga ndjenja e kundërt me të. Uroj vërtetë që çdo djalë apo vajzë që i përket komunitetit LGBTQ+ ‘t’i fusë një të qeshur’ kur sheh këtë video e ta marrë si satirë, se ndryshe do ishte tragjedi e madhe”, shkruan Dojna.