
Pas pjesëmarrjes në Eurovision, Anxhela Peristeri ka një tjetër surprizë, një projekt i ri muzikor. Këngëtarja ka publikuar këngën e parë pas kompeticionit evropian. “Nuk më doje”, mban titullin kënga me tekst nga Fifi dhe melodi Kledi Bahiti.
Kënga është një baladë ku Anxhela shprehet e lënduar se personi që dashuron nuk e do. "Sa jam mërzit me ty…edhe pse nuk më doje…nuk ma thoje!”, këndon Anxhela në një pjesë të refrenit. Protagonist në videoklip është Vigan Shehu.