Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Qershor 2021, 21:09

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Kanye West kapet mat me modelen bukuroshe

Me datë 19 Shkurt të këtij viti, Kim Kardashian dhe Kanye West vendosën të ndahen, duke ndarë kujdestarinë e katër fëmijëve.

Menjëherë pas ndarjes, Kanye është përfolur për një lidhje dashurie me modelen bukuroshe Irina Shayak. Dyshimet janë shtuar akoma më shumë së fundmi, pasi dyshja janë “kapur mat” në Francë.

TMZ raporton se Kanye dhe Irina janë parë bashkë të martën, në ditën e ditëlindjes së reperit.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende në lidhje me lajmet që qarkullojnë.