Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Qershor 2021, 21:09

U kishte premtuar BE-në, gruaja në Pogradec kapet duke transmetuar emigrantë të paligjshëm

Një vajzë 26-vjeçare është arrestuar nga Policia, pasi është kapur duke transmetuar dy emigrantë të paligjshëm.

Shtetësja Xh.H me banim në Korçë është kapur pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, duke i transmetuar emigrantët në drejtim të Tiranës me një Benz.

Bëhet e ditur se kundrejt shpërblimit, ajo iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi:

U kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 26-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale "Shqiponjat", në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases Xh. H., 26 vjeçe, banuese në Korçë.
Kjo shtetase është kapur nga shërbimet e policisë, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Benz", 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Po punohet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.