Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Qershor 2021, 20:08

Martohen Shpat Kasapi dhe Selvija, dalin pamjet nga ceremonia

Çifti shumë i dashur për publikun, Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Dyshja janë martuar në fshehtësi të plotë dhe i kanë befasuar të gjithë me fotot nga ceremonia.

“Nga sot, Selvije Kasapi”, ka shkruar Shpati krahas fotove të ëmbla. Kujtojmë se dyshja u fejuan në fund të muajit Dhjetor dhe dasma e tyre u shty për shkak të pandemisë.