Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Qershor 2021, 17:05

‘LGBT komunitet i sëmurë’, Linda Rei acarohet keq me pastorin dhe bën veprimin e papritur

Në emisionin “Shqipëria Live” është diskutuar rreth nismës së organizatës së Stonewall (organizatë për të drejtat e komunitetit LGBT), ku kërkohet heqja e fjalës nënë në dokumentet e punës dhe në dokumente të tjera, për t’u zëvendësuar me “Prindi që lind”.

Në studio ishin të ftuar pastori Akil Pano dhe gazetarja Zhaklina Gjolli, ndërsa në lidhje të drejtpërdrejtë ishte Linda Rei.

Sipas pastorit, kjo nismë tregon që komuniteti LGBT vuan nga një egoizëm i theksuar, pasi duan t’iu heqin fëmijëve të drejtën e të pasurit një familje.

Kjo nuk u prit mirë nga Linda, e cila u largua e revoltuar nga linja.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Pastori: Në momentin që ne heqim nocionet, pra mamaja nuk quhet më mami, babai nuk quhet më baba, por prindi 1 apo prindi 2...

Linda Rei: Nuk është kështu, disa njerëz mund të zgjedhin. Unë të ndërpres se po thua budalliqe.

Pastori: Kemi të bëjmë destruksionin e qelizës bazë që është familja. Ne iu heqim të drejtën fëmijëve që të rriten brenda kësaj suaze emocionale dhe shpirtërore, të shëndetshme...

Linda Rei: Nuk është kështu, pastori po thotë diçka shumë gabim. Po thotë që po hiqet e drejta, kurse neve po e shtojmë një të drejtë.

Pastori: Deri më tani unë kurrë nuk i kam parë homoseksualin ose lesbiken si njerëz të sëmurë, madje kam luftuar me konceptin që të qenurit gej është sëmundje. Por ndërsa shikoj një avancim të gjendjes së komunitetit LGBT në botë, përmes një propozimi për një eskperiment social për të gjithë shoqërinë, unë sot po deklaroj se këta individë dhe ky komunitet, këto nisma janë nisma që vijnë nga një komunitet i sëmurë. Sëmundja është një egoizëm i pashembullt etik, qendra e këtyre njerëzve është vetja e tyre dhe janë kaq egoistë që kërkojnë t’iu heqin fëmijëve të drejtën që ata kanë pasur. Lënë fëmijët pa një baba, pa një nënë, duke i dhënë 2 baba ose 2 nëna.

Të propozoj dhe unë diçka, por propozim imaginar. Le t’i çojmë të gjithë homoseksualët meshkuj në një ishull dhe lesbiket në një ishull tjetër. Le t’i lëmë atje të ndarë dhe të veçuar nga bota, por t’i furnizojmë me ushqim, me argëtim, me çfarë të duan ata dhe t’i vizitojmë pas 50 vitesh. Si do ishte bota e tyre? Si do ishte ishulli? Vetëm me skelete dhe kufoma njerëzore. Shuhet dhe fshihet rraca njerëzore.

Zhaklina Gjolli: Kjo është e vërtetë se është kundër natyrales, veç një femër mund të bëhet nënë.

Linda Rei: Okay, mirupafshim! (Largohet nga linja)